Tortë çokollate me gjalpë kikiriku

Përbërësit
250 gr miell
375 gr sheqer
1 lugë e mesme sode buke
250 gr gjalpë
50 gr kakao
250 ml qumësht
1 lugë lëng limoni
500 gr sheqer pluhur
1 lugë e mesme ekstrakt vanilje

Hapat
1. Përzini miellin, sheqerin, sodën në një enë të madhe; lini anash.

2. Shkrini 250g gjalpë; përzini brenda 50g kakao.

3. Futni edhe qumështin me limon bashkë me vezët deri sa të jetë përzier mirë.

4. Gatuani mbi temperaturë mesatare duke përzier vazhdimisht deri sa masa të vlojë.

5. Hiqeni nga zjarri. Futni brenda miellin, duke përzier deri sat ë përzihet mire.

6. Shtoni ekstraktin e vaniljes.

7.Derdheni këtë masë në një enë për pjekje 20x30cm.

8. Pjekni në 180C për 20-25 minuta.

9. Lëreni të ftohet për 10 minuta.

10. Ngadalë shpërndani gjalpën e kikirikut mbi tortën e ngrohtë. Lëreni të ftohet deri në fund.

11. Për fillin: Kombinoni 125g gjalpë, 4 lugë gjelle kakao dhe 80ml qumësht me limon në një enë të vogël.

12. Lëreni të vlojë mbi temperaturë mesatarë duke përzier vahzdimisht. Shtoni edhe sheqerin pluhur.

13. Perzini brenda edhe 1 lugë të mesme ekstrakt vanilje.

14. Shpërndani fillin e çokollatës mbi gjalpën e kikirikut. Prejeni në katrorë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..