Torte ananasi

Perberesit:
-200g miell
-100g sheqer
-100g arra
-100 g gjalpe
-3 veze
-2 luge sode buke
-dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire ..trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes.

Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim…vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem…piqet ne furre me 180° per 30′.

Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion …mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper…

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..