Tortë amerikane me mollë

Tortë amerikane me mollëPërbërësit për bazën – për tavë me diametër afërsisht 25/26 cm 350g miell

● 150g gjalpë i ftohtë i prerë në kubikë ● 70ml ujë shumë i ftohtë, nga frigoriferi

● një majë thike kripë

● një majë luge kafeje sodë për ëmbëlsira

● 1 lugë gjelle uthull

● 1 lugë sheqer

Mbushja:

1kg mollë Renete ose Golden

● një majë thike kripë

● 1+1/2 lugë niseshte misri

● lëngu ½ limoni dhe lëkura e grirë në rende

● 1 lugë kafeje kanellë

● 5 lugë sheqer

● 1 lugë gjelle gjalpë

● 3-4 biskota të thata

Për ta lyer sipër: 1 vezë dhe 1 lugë qumësht Përgatisim bazën: 1.Në një tas hedhim sodën dhe miellin me sitë, hapim një gropë të vogël në mes dhe aty hedhim kripën, gjalpin, sheqerin, ujin dhe uthullën. I përziejmë me shpejtësi me dorë deri sa të përftojmë një brumë homogjen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

2.Ndërkohë, përgatisim mbushjen: mollët e qëruara i presim në feta shumë të holla. I hedhim në një tas dhe I spërkasim me sheqerin, kripën, kanellën, niseshtenë, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë me lugë druri dhe i lëmë mënjanë. 3.Pasi kanë kaluar 30 minuta nga momenti kur kemi vënë brumin në frigorifer, ndezim furrën me 180°C dhe lyejmë tavën me gjalpë dhe pak miell. 4.Marrim brumin dhe e ndajmë në tre topa, njërin e bëjmë më të madh pasi do të jetë baza e tortës. I hapim me petës, vëmë petën më të madhe në tavë duke veshur edhe anësoret e saj dhe le të dalë pak nga anësoret e tavës. Shpërndajmë sipër thërrime biskotash (shërbejnë për të thithur lagështirën gjatë pjekjes), hedhim mbushjen me mollë (jo lëngun) duke i ngjeshur mirë ato dhe shpërndajmë gjalpin në copa të vogla sipër mollëve. Vëmë sipër mollëve petën tjetër, bëjmë disa prerje me thikë në sipërfaqe, në mënyrë që gjatë pjekjes të dale avulli. 5.Brumin që na ka mbetur e hapim me petës dhe e presim me forma, sipas dëshirës. Rrahim vezën me qumështin me pirun dhe e lyejmë tortën në sipërfaqe me penel. Ngjisim format rreth tavës, i lyejmë edhe këto me të verdhën e vezës dhe e fusim të piqet për afro 50 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë në sipërfaqe.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..