Përbërja:
- 300 ose 500 gr keksë të bluar;,
- 4 gota qumësht ose lëng molle,
- 250 gr margarinë,
- 1 sheqer pluhur,
- 300 gr arra të bluara ose (rrush terur),
- 1 çokoladë,
- 2 shllaga dhe zbukurime tortëje.
Brumi i tortës ka këtë përmbajtje:
- 9 ve,
- 9 lugë sheqer,
- 8 lugë miell,
- 3 lugë kakao,
- 1-2 luge vaj ( pas pjekjes e ndan përgjysmë ).
Përgatitja:
4 gotat e qumësht ose lëngun mollës i zbrazë në keksët e bluar. Pastaj i përzien. Margarinën dhe sheqerin pluhur i bën bashkë në një enë tjetër ku janë edhe keksat. Njëjtë veproni edhe me arrat dhe rrushin e terur.
Pas përzierjes së tyre i ndan ato në pjesë të barabarta dhe njerëz pjesë të keksëve ua qet çokoladën e shkrirë e cila ua ndërron atyre ngjyrën, Njërën petë të tortës, do të thotë gjysmën tjetër, e lyen me njërën prej pjesëve të tjera të keksëve dhe mbi të e vendos pjesën tjetër. Kështu vazhdoni gjersa torta ta merr formën e bukës dhe më pastaj e zbukuroni atë me shllag.