Torrone

TorronePërbërësit:

100gr sheqer,
100gr mjaltë,
1 të bardhë vezë (mesatare 40 gr),
350gr bajame pa lëkurë,
100gr stika të qëruara,
lëkurë e një limoni ose portokalli,
1/2 lugë të vogël vanilje,
2 fletë letër furre.

Përgatitja:

Në fillim pjekim në furrë të para ngrohur në 120 gradë bajamet, fistikët për afro 15 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë dhe i lëme në furrë që të qëndrojnë të ngrohta. Në një tenxhere përgatisim shurupin duke ia hedhur fillimisht sheqerin, më pas ujin dhe duke e vendosur në zjarrë të ulët deri sa të arrijë temperaturën 135 gradë pa i përzier as njëherë.

Nëse dëshironi që torrone të jetë më e fortë, e lëmë të arrijë në temperaturë deri 145 gradë. Ndërkohë rrahim në banjëmari me ndihmën e një mikseri elektrik të bardhen e vezës me majtin derisa e gjithë përbërja të shkëputet nga anët e enës. Në momentin që shurupi ka arritur temperaturën 135 gradë C , e hedhim në përbërjen me vezë duke e përzier shpesh.

Shtojmë frutat e thata të ngrohta dhe i përziejmë shumë mirë deri sa e tërë masa të homogjenizohet. Shtojmë së fundi edhe lëkurën e grirë të një limoni ose portokalli, po ashtu vaniljen dhe vazhdojmë përzierjen deri sa masa të lidhet.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..