Torë greke me çokollatë

Torë greke me çokollatëPërbersit:

-1 kuti e madhe biskota
-150 gr biskota të grira
-750 ml qumësht
-150 gr napolitane çokollate të grira
-200 ml qumësht
-20 gr xhelatinë
-6 pako pluhur për krem
-½ 2 kg sheqer
-½ l qumësht

Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr hedhim 300 ml qumësht dhe gjysmë kilogram sheqer. Përziejmë me telin e kuzhinës, që sheqeri të shkrihet më shpejt. Në enën me qumështin e mbetur e hedhim xhelatinën dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxheren me qumështin e valuar e shtojmë xhelatinën e zbutur.

Në enë të thellë hedhim 750 ml qumësht. E shtojmë pluhurin për krem. E rrahim me mikser, derisa kremi ta fitojë dendësinë e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë masën e ftohur me xhelatinë. Përziejmë me tel kuzhine.

Nga një të tretën e masës vëmë në dy enë. Në enën e parë me krem i shtojmë napolitanet e çokollatës të grira dhe përziejmë me lugë. Në enën e dytë i shtojmë biskotat e grira dhe përziejmë me lugë.

Në enën e thellë, të cilën do ta përdorim si kallëp, shtrojmë fletë plastmasi dhe e derdhim në të masën me napolitanet e çokollatës. Sipër e vëmë kremin të mbetur në enën e thellë. Sipër e derdhim kremin me biskotat e grira.

Në enë të thellë hedhim 200 ml qumësht. Çdo biskotë e kalojmë në qumësht dhe e vëmë sipër kremit me biskota të grira.

Enën e vëmë në frigorifer. Pasi shtrëngohet ëmbëlsira, e nxjerrim enën nga frigoriferi. I hapim skajet e fletës së plastmasit dhe enën e kthejmë nga prapa mbi pjatën për torta. E largojmë fletën e plastmasit. Me lugë, sipër tortës hedhim çokollatë të shkrirë. Në mes të çokollatës vëmë disa vishnja. Vishnja vëmë edhe në pjatë përreth tortës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..