Toptha Oreo

Toptha OreoPërbërësit e nevojshëm:

-1 pako biskota Oreo (të copëtuar),
-1 pako krem pana (hopla),
-çokollatë të bardhë,
-çokollatë të zezë.

Përgatitja:
Duke përdorur mikserin, i përziejmë biskotat Oreo dhe kremin së bashku. Pastaj nga masa e fituar, formojmë toptha me madhësi mesatare. I lëmë të rrinë për ca kohë. E hedhim ¾ e çokollatës së bardhë në një tigan dhe e lëmë derisa të shkrihet. Kur të shkrihet e hedhim në një enë. Pastaj duke përdorur kruese dhëmbësh, i ngjyejmë topthat në çokollatën e bardhë.
I mbështjellim me letër kuzhine dhe i lëmë të forcohen për 15 minuta. Derisa presim, e hedhim ¼ e çokollatës së zezë në një tigan dhe lëmë derisa të shkrihet. I hedhim një sy topthave duke kontrolluar se a janë forcuar dhe pastaj i dekorojmë me çokollatën e mbetur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..