Përbërësit:
– 2 patëllxhanë
– 250 gr djathë i freskët dhie
– 12 gjethe borziloku, vaj ulliri dhe kripë.
Përgatitja:
Laji patëllxhanët dhe priji në rriska të hollë. Piqi në skarë derisa të bëhen të butë. Lëri të vaken mbi një pjatë, kriposi dhe shtoji borzilokun. Mbështill disa toptha me djathë dhie në rriskat e patëllxhanëve dhe mbërtheji me një stikadent dhëmbësh. Ndreqi me një fije vaj ulliri.