Toptha gështenje me vishnje

Përbërësit:
-200 gr. sheqer,
-4 lugë ujë,
-125 gr. margarinë,
-125 gr biskota të bluara,
-100 gr. arra të bluara,
-50 gr. çokollatë për zierje.

Për mbushje: 200 gr. gështenja të bluara, 75 gr. sheqer pluhur, 75 gr. margarinë, 75 gr. arra të bluara, 1 lugë rum, 30-35 copë vishnja të qëruara.

Lini sheqerin dhe ujin të valojnë. Shtoni margarinë, çokollatë, biskota dhe arra. I përzieni mirë në një masë të vetme dhe e lini të ftohet pak.
Për mbushje: Përzieni margarinën me sheqer pluhur, shtoni gështenjat e bluara, arrat dhe rumin. E vendosni në një shiringë për ëmbëlsira. Përgatisni topthat prej letre. Nga masa e ftohtë formoni toptha. Në secilin topth vendosni nga një vishnje. Mund ta dekoroni me çokollatë të shkrirë apo me arra të bluara.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..