Tiramisu me qershi

Tiramisu me qershi PЁRBЁRЁSIT
150 gr biskota të gjata
300 ml kafe espresso e ftohtë
75 ml konjak
200 gr krem djathi me pak yndyrë
200 ml krem karamel i gatshëm me pak yndyrë
50 gr sheqer i zi
200 gr qershi të zeza pa bërthamë
2 lugë çaji pluhur kakao

Përzieni kremin e djathit, kremin e pastiçerisë dhe sheqerin e zi së bashku. Përziejeni konjakun me kafen.

Zhytni biskotat e gjata në kafe, rregulloni pak prej tyre në një enë të gjerë dhe të thellë dhe mbulojini me një shtresë të kremit dhe të qershive, hidhini pak pluhur kakaoje dhe përsëriteni deri sa të keni përdorur të gjithë përbërësit, duke përfunduar me një shtresë të kremit. Përfundojeni duke hedhur pluhur kakaoje.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..