Tiramisu me pjeshkë

tiramisuPërbërësit:

– 1 pako biskota
– 3-4 pjeshkë
– 250 gr krem djathi ose salcë kosi
– 2 lugë gjelle mjaltë
– 50 gr çokollatë e shkrirë
– 1 filxhan çaji nescafe
-Vanilje

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë dy pjeshkë dhe së bashku me një luge gjelle mjaltë i kthejmë me anë të një blenderi në pure.

Pjeshkat e tjera i presim në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë dhe i bashkojmë me purenë e pjeshkës.

Trazojmë krem djathin ose salcë kosin me një lugë gjelle vanilje dhe një lugë gjelle mjaltë (ose 2 sipas dëshirës).

Në një tavë vendosim fillimisht një rresht me biskota të njomura me nescafen e përgatitur.

Mbi biskota shtrojmë një rresht me krem djathë (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosim purenë me pjeshkë.

E mbulojmë purenë me biskota të njomura me nescafe, përsëri vendosim krem djathë (ose salcë kosi), pure pjeshke dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me çokollatë të thërrmuar.

Para se të serviret tiramisuja duhet të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..