Tiramisu me fruta

Tiramisu me frutaPërbërësit:

200 gr fruta të freskëta (dredhëza, banane, kivi, pjeshkë),

5 lugë sheqer,

200 gr djathë maskarpone ose gjizë,

200 gr jogurt,

200 gr savoiardi (biskota të gjata),

3 amareta,

1 gotë e vogël konjak.

Përgatitja:

Përzieni në mënyrë të shpejtë djathin ose gjizën, kosin, konjakun dhe dy lugë sheqer.

Prisni frutat në kube të vegjël, spërkatini me sheqerin e mbetur dhe lërini të marinohen për gjysmë ore.

Në një tavë për tiramisu, shtroni një shtresë biskotash, sipër tyre një shtresë frutash së bashku me lëngun e krijuar nga marinimi dhe një shtresë krem, e kështu me radhë.

Sipër grimcojini amaretat dhe mbajeni në frigorifer për të paktën 4 orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..