Tiramisu me djathe maskarpone

Përbërësit

-12 biskota çaji
-500-600 g djathë maskarpone
-1 filxhan e gjysem krem qumështi
-1-2 të verdha veze
-1 filxhan kafe filtri me aromë çokollate
-4 lugë liker Amareto
-1 filxhan e gjysem sheqer pudër
-1 filxhan çokollatë
-2 lugë kakao.

Pergatitja:
Hidhni kafenë e përgatitur në një tas dhe shtoni ½ e sasisë së Amaretos. Zhytni në të biskotat e çajit dhe në vazhdim renditini nëpër tasa. Rrihni në mikser të verdhat e vezëve me sheqerin pudër, derisa të dalë një masë si shkumë. Shtoni djathin maskarpone dhe sasinë e mbetur të likerit Amareto. Rrihni në mikser kremën e qumështit derisa të mpikset fort dhe shtojeni në masën me maskarpone. Përzieni mirë. Shtroni krem mbi biskotat e çajit, spërkatni me çokollatë dhe mbuloni sërish me krem. Lërini tasat në frigorifer për rreth 2 orë dhe në vazhdim pudrosini nga lart me kakao.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..