Tiramisu dietike

6bba630d-6d7a-4424-a4f4-8fbceeb88665---0-Përbërësit:

100 gr savoiardi (biskota të gjata)

250 gr gjizë lope

2 të bardha veze

60 gr ëmbëlsues ose sheqer diabetik

kafe

Një bustinë shafran

Kakao pluhur pa sheqer

Kripë

Përgatitja:

Rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë. Në një tas tjetër përzieni gjizën me sheqerin derisa të formoni një krem të butë, pastaj shtoni shafranin dhe përziejeni kremin derisa të zverdhet. Shtoni të bardhat e vezëve, duke e trazuar masën që nga baza në mënyrë që të mos humbasë homogjenitetin. Lagni biskotat me kafe. Në një tavë pjekjeje vendosni një shtresë biskotash dhe sipër saj një shtresë krem. Vazhdoni kështu duke shtuar të gjithë përbërësit. Në fund mbulojeni me një letër transaretnte dhe lëreni dy orë në frigorifer.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..