Pasi pastrohen, thëllëzave u hidhet kripë e piper i zi. Në kraharor u vihet një fete lardo (dhjamë derri nga shtylla kurrizore). Pasi lyhen me gjalpë, radhiten në tavë; u hidhet pak ujë, që të mos digjen, dhe piqen në furre duke u hedhur vere. Gjatë pjekjes lagen me lëngun e vet. Thëllëzat e pjekura sherbehen në pjatanca, shoqëruar me patate të skuqura e duke sperkatur tne lyrën e tyre.
