Të mirat nga borziloku dhe si përdoret ai

Të mirat nga borziloku dhe si përdoret aiBorziloku është jë bimë shumë e shëndetshme. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

E përfundojmë tregimin për borzilokun me informatën që ai vepron në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm! Mbillni borzilok dhe kënaquni me aromën e tij, dhe të gjitha të mirat që ju sjell kjo bimë

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..