Tavë tetove

Përbërësit:

-400 gr bërxollë viçi
– 6 speca të gjelbër
– 2 speca të kuq
-200 gr mushkëri qengji
-1 domate
– 1 kokë qepë
– 4 thelpinj hudhre
– 200 ml shtalpë
-1 vezë
-1 kub supë e gatshme pule
– 1 kub supe e gatshme viçi
– 1 lugë kafeje erëza të përziera
– majdanoz
-fletë selinoje
-Vaj
-Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Bërxollës së viçit ia largojmë kockën dhe mishin e presim në kube. Edhe mishin e lopës dhe mushkërinë e qengjit e presim në kube.

Sipër mishit të grirë hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.

Mishin e ngjeshim me dorë dhe prej tij bëjmë qofte të vogla në formë topi.

Në copë i presim specat, qepën, domaten, fletët e selinos dhe majdanozin.

Të gjitha llojet e mishit i pjekim në skarë.

Në vajin e nxehtë në tigan e vëmë qepën për skuqje. Pasi zbutet qepa, në tavë i vëmë copët e specave dhe të domates. Në tigan e shtojmë mishin, mushkërinë dhe qoftet. E shtojmë edhe hudhrën e prerë, selinon, majdanozin. Hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.

Me garuzhdë në tigan shtojmë nga supa. Pas një kohe të shkurtër, përmbajtjen nga tigani e vëmë në tavë balte. Tavën e baltës e vëmë në furrë.

Pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.

Të verdhën e vezës e shtojmë në enën me shtalpë dhe i përziejmë me telin e kuzhinës. Këtë masë e hedhim në në tavë. Tavën e kthejmë në furrë dhe pjekim edhe 15 minuta.

Me lugë sitë marrim nga tava e Tetovës dhe vëmë në pjatën për servirje.

Zbukurojmë me degë majdanozi, në dy skajet e pjatës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..