Tavë peshku qefull

Perberesit :
-ppeshk sipas personave,
-1 tufë majdanoz,
-1 kokërr hurdhër,
-3-4 kokrra qepë,
-5-6 kokrra domate ose 1 lugë salcë domate dhe bukë të thekur të thërmuar (galetë),
-1 gotë verë ose uthull,
– piper të zi, kripë.

Pergatitja : Lyejmë peshkun qefull me miell nga të dy krahët dhe e skuqim lehtë në tigan me vaj. Tavën e lyejmë me vaj dhe e spërkasim sipër me bukë të thekur të thërmuar imët (galetë). Vendosim në tavë peshkun e skuqur. Në vajin e ngelur në tigan skuqim lehtë qepët e prera në forëm gjysëm hëne. Shtojmë aty domatet e grira ose në mungesë të tyre 1 lugë salcë domate. Shtojmë aty 1 gotë verë ose uthull, piper të zi të bluar, kripë. Këtë masë ja hedhim përsipër tavës me peshk. Në një tas përziejmë majdanoz të grirë imët, hudhra të shtypyra dhe bukë të thekur të thërmuar (galetë). Këtë masë ja hedhim tavës së peshqëve përsipër. Shtojmë nje gjysëm gote me ujë dhe e fusim në furë për të pjekur.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..