Tavë peshku me hudhra

Përbërsit:

– vaj, 2 filxhanë kafeje
– hudhra, 3 kokrra
– uthull, 1 filxhan
– salcë, 1 lugë gjelle ose domate 3-4 kokrra,
– ujë, 2 filxhanë çaji
– 2 fletë dafine
-kripë dhe piper

Përgatitja:

Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga skuqja, hidhen hudhra të grira, shtohet miell i cili kaurdiset pak, pastaj salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë.

Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Pasi të mbahet në furrë për 15-20 minuta dhe kur të jetë bërë gati, i hidhet majdanoz i grirë hollë.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..