Tavë me spinaq

Tavë me spinaqPërbërësit:

-1 kg spinaq,

-5-6 vezë,

-1/2 litër kos,

-200 g djathë kaçkavall,

-kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet.
Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin.
Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur.
Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë.
Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..