Tavë me qumesht

Tavë me qumeshtPërbërësit:

-1-1.5kg mish qengji
-500 -600gr oriz
-1L qumësht
-0.5l lëng nga zierja e mishit
-200 gr gjalpë ose1dl vaj
-1 lugë gjelleje kripë
-Biber të zi
Përgatitja:

Mishin e qengjit e zijemë afër një orë në 2l ujë ku kemi hedhur një lugë gjelleje krip. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kavërdisim me gjalpë, pastaj ia shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxëhtë), kripën dhe biberin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë .Pas 20 min. e nxjerim tavën nga furra, e hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për afër 20 min. deri sa të skuqen mishi dhe orizi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..