Tave me presh

Tave me presh Perberesit per 4 – 6 veta:
-4 presh
-1/2 qepe
-1 gote leng mishi ose uje
-berxolla vici  ose gjoks pule – aq sa te mbushet tava –
-salce beshamel
-djathe parmigiano reggiano ose djath kackavall
-vaj ulliri
-kripe
-piper i zi

Ne tenxhere me presion skuqim qepen ne vaj ulliri dhe i shtojme prasin e prere trashe. I hedhim kripe dhe 1 gote uje ose leng mishi. E mbyllim kapakun dhe e leme te zieje per 10 min. Nderkohe ne nje tigan skuqim filetat e gjoksit te pules, 2-3 sekonda. nga nje ane dhe 2-3 nga ana tjeter, derisa te zbuten dhe i leme menjane.
Salca beshamel
-50 gr gjalp
-50 gr miell
-gjysem litri qumesht
-arre moskat
-kripe
-piper

Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here.

Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.

Ne nje tepsi ose tave balte shtrojme berxollat, prasin dhe ne fund beshamelen. I hedhim djath te grire, e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne furre ne temp. 220-230°C per 30 – 35 min (kjo eshte koha per taven me gjoks pule, nese perdorni mish tjeter zgjatet koha e pjekjes). 10 min. e fundit e heqim letren qe te marre ngjyre siperfaqja.

Don't Miss! random posts ..