Tavë me peshk

Merrni 2 fileto peshku të fresketa 200-300 gram secili. Pastaj merrni 3 qepë të kuqe ose të bardha të mëdha dhe priteni në feta. Fillo dhe skuqni qepët në zjarr të ngadaltë duke i trazuar shpesh për 15 minuta derisa të shkrihen (jo të digjen). Pataj merrni 5 ose 6 thelba hudhre, 3 ose 4 domate të mëdha të prera në formë kubike dhe i hidhni në të njëjtin tigan që po gatuani edhe qepën së bashku me 3 ose 4 gjethe dafinë. I kaverdisni qepët, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat të zbuten. I hedhni kripë dhe piper duke e provuar për shije. Pastaj ndizni furren në 350 gradë dhe e lini të ngrohët. Në këtë kohë e hedhni “gjellën” e krijuar me qepët, hudhrat, domatet dhe dafinat në një tave mesatarisht të madhe. Vendosni filetot e peshkut sipër “gjellës” duke e spërkatur me pak vaj ulliri dhe kripë. E vendosni taven të mbuluar me letër alumini në furre dhe e pjekni për 20-30 minuta (varet nga trashësia e filetove të peshkut). Pas 20-30 minutash kontrolloni peshkun nëse është bëre ose jo. E hiqni letrën e aluminit nga tava dhe e vendosni tavën në furrë përsëri për 5-10 minuta për t’i dhënë peshkut ngjyrë. Pas kësaj hiqeni tavën nga furra dhe e lini të ftohet për të ngrënë.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..