Tavë me patate të reja

receta gatimi per pergaditjen e taves me patate te reja

receta gatimi per pergaditjen e taves me patate te rejaTava me patate të reja mund të bëhet në dy mënyra: me patate të mëdha (mënyra e parë) dhe me patate të vogla (mënyra e dytë). Patatet e reja shpeshherë janë të përziera me kokrra të mëdha e të vogla. Të mëdhatë qërohen dhe pastaj kalojnë në përpunim të nxehtë, ndërsa të voglat lahen, zihen, qërohen dhe pastaj gatuhen. Kjo është më praktike, sepse kokrrat e vogla duan më tepër kohë për t’u qëruar.

Mënyra e parë:

Për 4-5 persona nevojiten:

  • patate 1 kg,
  • vezë 2 kokrra,
  • qumësht një gotë uji,
  • majdanoz,
  • gjalpë 2-3 lugë gjelle,
  • kripë,
  • piper i zi.

Përgaditja:

Patatet e reja lahen, qërohen dhe zihen në ujë të vluar me kripë. Pasi të jenë zier, u kullohet uji, priten në feta të trasha dhe shtrohen në tavë.

Në pjatë të thellë ose në tas porcelani a plastmase rrihen vezët me qumësht, shtohet kripë, piper i zi dhe majdanoz i grirë imët.

Masa e përgatitur hidhet sipër patateve, sipas dëshirës mund t’i hidhet kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë, pastaj spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë.

Mënyra e dytë:

Për 4-5 persona nevojiten:

  • patate 1 kg,
  • vezë 2 kokrra,
  • qumësht 1 gotë uji,
  • qepë të njoma 2-3 copë,
  • vaj 3-4 lugë gjelle,
  • kripë,
  • piper i zi,
  • majdanoz.

Përgaditja:

Patatet lahen, zihen në ujë të vluar me kripë, qërohen dhe pastaj priten në feta të trasha.

Në fultere me yndyrë skuqet qep a e njomë e grirë hollë, pastaj shtrohen patatet, kaurdisen pak së bashku, hidhet kripë, piper, i zi majdanoz i grirë hollë, . përzihen lehtë që patatet të mos prishen.

Të gjitha hidhen në tavë të lyer me yndyrë dhe rrafshohen.

Në një enë rrihen vezët dhe shtohet qumësht, pak kripë, për­zihen mirë dhe u hidhen sipër patateve.

Tava piqet në furrë për 15-20 minuta. Pas pjekjes ftohet pak, pritet në copa dhe vendoset në pjata.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..