Tave me patate dhe lulelaker

Tave me patate dhe lulelakerPërbërësit për 6 persona:
– 1,5 kg patate
– 1 lulelakër (1,2kg)
– 40 gr miell
– 40 gr butër
– 750 ml ujë-qumësht
– kripë, piper i zi, arrëmyshk
– 200 gr kaçkavall i grirë.

Gatimi:
Lulelakra lahet, ndahet në copa dhe në 500 ml ujë të valë e me kripë, vendoset të zihet 12 minuta.
Pas zierjes, ( 400ml ujë ndahen në një anë, për t´u përdorur për salcë), lulelakra derdhet në kulluese.
Patatet qërohen, lahen e prehën në katrorë të vegjël dhe zihen po ashtu në ujë më kripë për 5 minuta. Patatet derdhën në kulluese.
Përgatitja e salcës: buteri e mielli qitën në një enë dhe në zjarr të ngadalshëm lihet të zverdhët, shuhet më ujë e qumësht, duke u përzier pa ndërprerë, në mënyrë që në salcë mos të mbesin toptha mielli. Salcës i shtohen mëlmesa sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.
Kaçkavalli grihët në rende. Tava lyhet me yndyrë, shtrohen patatet e ziera, lulelakra përsipër, dhe në fund perimet mbulohen më salcë e kaçkavall.
Në furrë të nxehtë prej 200°C, tava piqet 30-40 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..