Tave me oriz

Perberesit per 6 persona:

– 700 gr. patellxhan,
-400 gr. oriz,
-3 veze,
– 50 gr. gjalp,
– 100 gr. bizele konserve,
– 1 karrote,
– 1 qepe,
-majdanoz,
– 200 gr. salce domate,
– 1 l. supe vegjetale,
-30 gr. djath kackavall i grire,
-kripe.
Pregatitja:

Prini patellxhanet ne copa me trashesi rreth gjysem centimetri me gjithe lekure. Zieni vezet, qerojini dhe prijini ne feta. Ne nje tenxhere hidhni gjysmen e gjalpit, karroten, majdanozin dhe qepen e grire dhe orizin. Dhe lereni pak ne zjarr. Me pas shtoni salcen e domates dhe lereni orizin te zjeje pak derisa te jete al dente, duke e lagur pak nga pak me supen e nxehte. Shtoni gjalpin e mbetur, djathin dhe kripen. Ndizni furren ne 200°. Mbulojeni taven me nje leter furre, shtroni fetat e patelxhanit, pastaj nje shtrese oriz, me pas vezet e keshtu me rradhe. Perfundoni me patellxhanat, mbulojeni me leter furre dhe lereni te piqet per 30 minuta. Me pas lereni te ftohet.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..