Tavë me oriz dhe presh

Tavë me oriz dhe preshPërbërësit për Tavë me oriz dhe presh 1 kg presh 100 gr oriz 200 ml ujë vaj ulliri

Speca të mbushur kreshmorë: Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish
50 gr salcë domate piper i kuq mëndrëz kripë

Përgatitja për tavë ne oriz dhe presh I lajmë mirë preshat me ujë të rrjedhshëm. Duhet t’i kontrollojmë mirë nga fundi sepse mund të mbajnë papastërti.
Preshat e lara presim me thikë në formë cilindri rreth 2 cm gjatësi.
Pasi i kemi përfunduar së preri i vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri. Sipër hedhim vajin dhe kripën.
I vendosim në furrë të nxehur më parë për gati 10 minuta. Tava ne oriz dhe presh mund të piqet edhe në çerep. Ndërkohë sa të bëhen preshat, hedhim masën e ujit në një tenxhere duke e lënë në zjarr deri sa të vlojë.
Hedhim salcën dhe erëzat në ujin e vluar. Nxjerrim tavën nga furra, hedhim masën e orizit me dorë duke e hapur në gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër hedhim ujin e vluar. E futim në furrën e nxehur në temperaturën 200 gradë C. E lemë në furrë deri sa orizi të thithi të gjithë ujin. Pasi e shikojmë që orizi e ka thithur ujin, e fikim furrën dhe e lemë edhe 15 minuta të tjera.
Kjo recetë shërbehet e ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..