Tavë me mish pule dhe kungulleshkë

Tavë me mish pule dhe kungulleshkëPërbërësit

-2 copa mish gjoks pule

-2 kungulleshka mesatare

-3 domate

-150 gr kërpudha

-1 qepë

-2 gota djathë mocarella apo djathë të butë

-2 thelbinjë hudhër
-1 filxhan kafeje ajkë

-2 lugë djath kaçkavall

-Krip

-Piper te zi

-Magdanoz

Përgatitja:

Fillimisht grijmë kungulleshkat në rende.

Mishin e pules e coptojmë pastaj e kryposim dhe i shtojmë pak piper të zi.

Mishin e rendisim në tavë, sipër mishit vendosim kungulleshken e prerë në rende, pastaj shtojmë domatet e prera në formë rrethore.

Kërpudhat i pastrojmë dhe i prejmë, poashtu dhe qepen, pastaj i fërgojmë në tigan për 5 minuta, këtë masë e shtojmë në tavë tek përbërsit e tjerë.

Në një enë përziejmë qumështin me kaqkavallin e grirë në rende, shtojmë dhe hudhren e prerë imët, pastaj masen e vendosim në tavë.

Taven e mbulojmë me djathin mocarella, sipër mundë të shtojmë magdanoz për shije.

Taven e mbulojmë me folie alumini, dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturë 200 gradë

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..