Përbërësit:
– 500 g makarona,
– 200 g mish pule,
– djathë të grirë mundësisht disa lloje nëse keni.
Beshameli:
– 3 lugë miell,
– 500 ml qumësht,
– 3 vezë,
– 1 lugë gjalpë.
Përgatitja:
Në tenxhere të bollshme ziejmë gjoksin e pulës sapo të zbutet e heqim mënjanë, në të njëjtën tenxhere shtojmë akoma ujë sapo të marrë valë shtojmë kripë dhe makaronat. Ziejmë 3 minuta më pak se sa thotë ambalazhimi.
Marrim një tavë, shtojmë makaronat, mishin e pulës të copëtuar në pjesë të vogla. Përgatisim beshamelin, vendosim qumështin në tenxhere, në një tas rrahim 100 ml nga qumështi me vezët dhe miellin, gjalpin, i shtojmë pak nga pak në tenxhere duke trazuar beshamelin sapo të trashet është gati.
Shtrojmë beshamelin sipër makaronave, djathin, spërkatim me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në 180 gradë sa të skuqet nga sipër.