Tavë me finok

furreFinoku pastrohet nga gjethet jeshile dhe fletët e jashtme të vjetra, zihet në ujë valuar me kripë, kullohet dhe pritct në feta, të cilat kalohen pak në tigan me gjalpë. Në tavën e lycr me yndyrë dhc të spërkatur me galetë të bluar shtohen finokët, sipër u hidhet piper, mbulohen me një shtresë salcë beshamel, pastaj u hidhet djathë i grirë, pak gjalpë dhe piqet. Për salcën beshamel kaurdiset pak miell me Rjalpe, hidhet qumësht, zihet sa të trashet, hidhet kripë dhe pasi të Ilohet pak, përzihet me një kokërr vezë. Tava piqet derisa të krijohet një korëzë në sipërfaqe, ndahet në copa dhe vendoset nëpër pjata.
Për 4-5 persona duhen: finok 1.4 kg, miell 3 lugë gjelle, gjalpë 3 lugë gjelle, qumësht 1 gotë e gjysmë uji, vezë 1 kokërr, djathë i thërrmuar 1 lugë gjelle, kripë e piper.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..