Tavë me domate dhe patate

Përbersit

  • 3 Qepë,
  • 1 thelb hudhre,
  • 1/8 ltr. qumësht,
  • 500 gr. mish i bluar,
  • kripë, piper i zi,oregano,
  • 2-3 domate të vegla (rreth 600 gr.),
  • 1 paket pire-patate ( për 3 porcione),
  • 1/2 ltr. qumësht, 6 domate.

Përgatitja:

Qeptë dhe hudhrën i qërojmë dhe i grimcojmë. Në një tigan (tavë) me pak vaj i skuqim qeptë dhe hudhrën deri sa të marrin ngjyrë, ia shtojmë mishin e bluar dhe e fërgojmë mirë. Me kripë, piper dhe oregano i shijojmë. Masën e heqim nga tigani dhe e largojmë nga zjarri.

Domatet i lajmë, i fshijmë dhe i presim në rrathë rreth 1 cm trashësi. Në tigan me mjaft vaj i fërgojmë në të dy anët (shkurt por fortë). Mbi letër kuzhine i lëmë të kullojnë (të teren) dhe i shtojmë me masë kripë dhe piper.

Pirenë e përgatisim me qumësht sipas udhëzimit në paketim. Domatet i lajmë dhe i presim në rrathë.

Gjysmë e mishit të bluar e zbrazim në një enë të thellë (më së miri janë enët e dheut të cilat durojnë temperaturën e lartë).

Me gjysmën e piresë, domateve e mbulojmë masën. Mbetjen e mishit të bluar ia shtrojmë përsipër, pastaj piren e mbetur. Në fund domatet radhisim përmbi (në formë tullash të çatisë). I hedhim kripë, piper ,oregano dhe e spërkasim pak me vaj. Në furrë (200 gradë) e ziejmë rreth 30 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..