Tavë me Domante

Tave me domatePërbërësit:
1 kg mish me asht, 1 kg qepë, 2 kg domate, 1/2 kg speca, 1/2 filxhan kafeje oriz, 200 gr gjalpë, kripë, piper, fletë dafine.

Qepët e pastruara dhe të grira vihen në fund të tavës së lyer me yndyrë. Specat lahen, pastrohen nga farat, priten në rrathë dhe hidhen mbi qepë.

Shtohen domatet e lara, të prera në pjesë të vogla, si dhe orizi i pastruar.

Rregullohen me kripë e piper, fletë dafine dhe të tëra përzihen mirë.

Mishi i prerë në thela, futet aty-këtu brenda perimeve, kurse gjalpi në copa të vogla vihet vende -vende mbi perime.

Futet tava në shkallën e ulët të furrës së nxehtë me temperaturë 250 *C, e pastaj ulet temperature në 170* C për t’u pjekur dalë e ngadalë për 2-3 orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..