Tavë Elbasani

kuzhina_Tave_elbasani_388031085Përbërësit për 4-5 persona:

500 gr mish (qengji ose dashi)
2 lugë gjelle gjalpë
2 kokrra vezë
3 gota uji kos
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle oriz
kripë
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jetë me mish qengji, ai piqet drejtëpërdrejtë, ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.

Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.

Në qoftë se përdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë 10-15 minuta, para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.

Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..