
Patate, kërpudha, djathë i grirë i tipit parmezan, mocarela -djathë pice, pak qumësht, kripë e pak gjalpë.
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë, ziejmë patatet, si për pure.
Në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë, ziejmë patatet, si për pure.
Ndërkohë, kavërdisim lehtë kërpudhat mënjanë.
Presim patatet në feta, pasi i kemi qëruar dhe i vëmë në gjithë sipërfaqen e tavës së baltës, ku kemi hedhur 1 gisht qumësht.
Mbi to hedhim kërpudhat, djathin e grirë dhe copat e mocarelës.
Veprojmë njësoj dhe në shtresën e dytë dhe fusim tavën të piqet në furrë në 180°, derisa të jenë thithur lëngjet.
Mund të përdorim krem beshamel në vend të qumështit, që krijon një masë si krem bashkë me djathin e grirë dhe mocarelën, por sigurisht në atë rast, kaloritë janë më të shumta.
Ju bëftë mirë!