Tartë me krem dhe ananas

tartePërbërësit për tavë 24 cm:
Baza frola gati ose e përgatitur si më poshtë:
-200g miell
-100g gjalpe ne temperature ambienti
-1 veze
-60g sheqer
-nje maje luge kripe

Kremi:
-300ml leng ananasi (nga ananas komposto)
-4 te verdha veze
-30g niseshte
-14g xhelatine per embelsira (7flete)
-100ml pana
-60g sheqer fruta pylli per zbukurim

Përgatitja e bazës:
1.Në robot përziejme miellin me gjalpin, sheqerin dhe një majë luge kripë. Shtojmë vezën dhe i përziejmë akoma derisa të jenë bërë si brumë frola. E mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.2.Vëmë xhelatinen në një tas me ujë të ftohtë dhe e lëmë të zbutet për 10 minuta.
3. Marrim brumin dhe e hapim me petes duke i dhene formen e taves qe do të përdorim, të cilën e kemi lyer me parë me gjalpë e miell. E shpojme bazën me pirun, e mbulojmë me letër furre dhe e mbulojmë me fasule (kjo bëhet që brumi të mos fryhet gjatë pjekjes, por nëse doni mund ta kaloni këtë proces). E pjekim bazën për 30 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë. Kur të jetë pjekur, heqim fasulet dhe letrën që e kishim mbuluar dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..