Tartë integrale me perime

Tartë integrale me perimePërbërësit për brumin

– Tava me diametër 24cm:
-150g miell integral ,
-100g miell,
-100g gjalpë i butë në temperaturë ambienti,
-pak kripë,
-70ml ujë.

Për mbushjen:

-1 qepë,
-1 patëllxhan,
-1 kungull,
-një spec i kuq,
-1 domate: të prera të gjitha në feta të holla, një gjethe dafine.
-250g Mozzarella dhe një grusht djathë parmigiano,
-1 vezë për ta lyer sipër.

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim perimet e mësipërme me pak vaj dhe dafinën e copëtuar me dorë. Kur të jenë skuqur, i hedhim shumë pak ujë, sa të zbuten, por në të njëjtën kohë të mbeten krokante. I rregullojmë për kripë dhe i lëmë mënjanë të ftohen.

Përgatisim brumin:

Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit, e punojmë brumin me dorë deri sa të përftojmë një brumë homogjen, e mbështjellim me letër plastmase për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë 15 minuta në frigorifer. Pas kësaj kohe marrim brumin, e ndajmë në dy topa ku njëri të jetë më i madh pasi do të jetë baza. I hapim mes petës dhe petën më të madhe e vëmë në tavë të lyer me pak gjalpë e miell. Vëmë sipër perimet e ziera, Mozzarella-n në feta të holla dhe e spërkasim të gjithën me djathin kaçkavall. E mbulojmë me petën tjetër, e lyejmë sipër me vezën e rrahur me pirun, i bëjmë disa vrima të vogla që të dalë avulli gjatë pjekjes dhe e pjekim në furrë me 200° derisa të marrë ngjyrë në të dyja anët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..