Tartar salmoni me kopër

Tartar salmoni me kopërAntipaste Krishtlindje

Në qoftë se kërkon një recetë speciale për antipastat e festave,  duhet të provosh tartarët e salmonit me kopër, pjatë vërtet fine e përgatitur me dy tipa të ndryshëm salmoni, atë të freskëtin dhe atë të tymosurin. Të aromatizuar në mënyrë shumë delikate me kopër të freskët dhe qepë të njomë të grirë, këto tartarë do të sjellin në tavolinën e festave tuaja gjithë mirësinë e shijshme të antipastave të peshkut, në pritje të pjatave që do të ndjekin drekën e Krishtlindjes.

Përbërësit për 6 persona:

500 gr salmon i freskët
200 gr salmon i tymosur
2 limona
3 lugë vaj ulliri
1 tufë kopër
një qepë e freskët e bardhë.

Përgatitja : 

Pritni me rripa të holla salmonin e tymosur dhe me kuba të vegjël atë të freskëtin, mbasi ta keni pastruar mirë nga luspat e halat.
Vendosni salmonin e freskët në një tas me lëngun e limonit dhe koprën dhe lëreni të pushojë për rreth 20 min.
Pritni imët qepën , bashkojeni me salmonin e tymosur.
Hidhni të gjithë këtë ne tasin e salmonit të freskët dhe përzini gjithë përmbajtjen. Shtoni vajin e ullirit dhe koprën.
Mund ta shërbeni në pjata të veçanta, ose përgatisni një tabaka me tartarë të vendosur mbi gjethe sallate jeshile.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..