Përbërësit
-1 litër qumësht
-1 filxhan i vogël kafeje oriz
-2 lugë sheqer
Gatimi:
Në qumështin e nxehtë, por jo të valë, hidhet orizi i larë. Përzihet gjersa të fillojë të vlojë. Ulet temperatura dhe duke e përzier kohë pas kohe zihet në zjarr të mesëm afro 1 orë, gjersa të zbuten dhe të copëtohen së zieri kokrrat e orizit.
Hidhet sheqer ose kripë sipas shijes, vlohet edhe 5 minuta, pastaj derdhet në misuri.
Mbi mund t’i hidhet kanellë ose arra të bluara. Shërbehet pasi të ftohet mirë.