Taliatele me kerpudha pylli

Perberesit:
Me 1kg miell dalin gati 1kg e gjysmë taliatelle.
Për këtë recetë përdoren vetem 500 gr jufka po te tjerat lerini te thahen mirë dhe i keni rezervë për herë tjetër. Nëse nuk doni të bëni rezervë përdorni vetëm 1/3 e masave të brumit.

Për brumin:
-vezë 7 kokrra
-miell 1 kg
-pak kripe
-qumesht 300 ml

Për salcën e kërpudhave:
-Krem pana një pako 250 ml
-kripe 1 luge kafeje
-kërpudha 700 gr(porcini)
-1 qepë e vogel
-majdanoz një tufë
-piper dhe 1 luge kafeje miell.
-do edhe 1/2 gotë ujë ose verë të bardhë të cilësisë së mir
-vaj ulliri 2-3 lugë gjelle
-djath kackavall të grirë sipas dëshirës.

Përgatitja:
Së pari, bashkoni bashkë të gjithë përbërësit e brumit në një enë. Nisni t’i përzieni së pari me pirun deri sa të masa të nis e të bëhet e njëtrajtshme pastaj punojeni mirë me duar. Lëreni brumin për pak të vijë dhe pastaj ndajeni në toptha mesatar. Filloni t’i hapni në formë pete, spërkatini me mielle, mbështillini pas pecit dhe pritini me thikë. Lërini mënjanë të thahen pak ndërkohë që përgatisni salcën. Makaronat mund të duan edhe më tepër kohë se salca kështu që mudn t’i përgatisni edhe më parë. Për salcën hidhni në një tigan qepën e grirë imët me vej ulliri. Shtoni kërpudhat, kripën piperin dhe lërini të marrin pak ngjyrë skuqjeje. Shtoni verën e bardhë e pastaj panën që salsa të trashet e bëhet kompakte (pana është opsionale mund ta zëvendësoni me pak miell). Përzieni salsën em makaronat, shtoni majdanozin dhe djathin e grirë (grana ose parmizhano).

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..