Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe pana

Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe panaPerberesit per 4 persona:

-350- 400 gr tagliatelle te fresketa
-gjysem qepe
-2 salsiçe
-600 gr kerpudha (une perdora 300 finferli dhe 300 champignon)
-gjysem gote vere e bardhe
-gjysem gote pana kuzhine (100 ml)
-djathe parmigiano reggiano
-kripe
-piper
-vaj ulliri

Pergatitja:

Grijme imet qepen. Pastrojme kerpudhat dhe i presim ne feta. Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan me borde te larta dhe skuqim qepet dhe kerpudhat. Kur kerpudhat te jene zbutur i shtojme salsiçen, se ciles i kemi hequr membranen dhe e kemi shtypur me pirun.
E kaurdisim per disa minuta dhe e shuajme me vere te bardhe.
Pasi kerpudhat te jene zier dhe lengu te kete shteruar, i shtojme panen dhe e kaurdisim. I rregullojme me kripe dhe piper
Nderkohe ziejme makaronat ne uje te bollshem e te kripur. I kullojme makaronat dhe i hedhim menjehere ne tiganin ku kemi harxhin.
Mua me pelqen qe makaronat te mos jene te kulluara mire, pra qe tek harxhi te perfundoje edhe pak uje nga gatimi i makaronava. Ky leng jo vetem i jep shije por sherben edhe si lidhes harxhi.
I kaurdisim per 5-6 sekonda mbi zjarr dhe me pas i servirim menjehere te sperkatura me djathe parmigiano reggiano.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..