Suzukaqe

Perberesit

-300 gr mish i grire
-2 vez
-4 kokrra qep
-friganja trimeni(buke e thekur e bluar ne mikse)
-majdanoz i fresket
-1 kuti salc
-nje tas te vogel me miell
-1 pako oriz
-krip
-piper
-rigon

Pergatitja:
Ne nje tas te madh hedhim mishin e grire 2 vezet e rrahura i ngjeshim, pastaj hedhim 2 kokrrat e qepes, pasi i kemi grire ne mikse ose ne mungese te saj i grijme ne rende i hedhim ne tas dhe i ngjeshim me dor, pastaj hedhim majdanozin edhe ky duhet te jet i grire ne rende,me pas hedhim krip piper dhe pak rigon dhe ne fund hedhim friganja trimeni ose buk e thekur e grire ne mikse dhe i ngjeshim mire e mire me dore derisa te behet ne formen e brumit,pasta marim pak nga brumi dhe duke ber me dor ne formen e qoftes e lem ne nje pjate nga e gjith brumi dalin rreth 15 qofte te cilat pasi i kemi vendos ne nje pjate i fusim per pak min ne frigorifer derisa te mpiksen.

Marim nje tenxhere ku hedhim 2 kokrrat e qepes te grira ne rende i skuqim pak me vaj ulliri me pas i hedhim kutin e salces i hedhim dhe uj po jo shum ama dhe i lem te vlojn ne tem shum te ulet.

Nxjerrim suzukaqet nga frigoriferi dhe i lyejme te gjitha me miell ku me pas i skuqim ne nje fertere thjesht duan shum pak skuqje dhe pastaj i hedhim ne tenxheren ku esht salca dhe i lejme te zien mire e mire derisa te krijohet nje salce e trashe bashk me suzukaqet.

Ndersa ne nje tenxhere tjeter ziejme orizin ne forme pilafi.Me pas e servirim ne pjate ku hedhim nje garuzhde oriz dhe siper saj hedhim salcen bashke me suzukaqet.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..