Supë vere me pulë dhe domate

Supë vere me pulë dhe domatePërëbërësit:

-400 gr kofsha pule
-400 gr domate
-1 kokërr qepë
-2 karrota
-1 filxhan makarona fidhe
-1 tufë majdanoz
-4 lugë gjelle vaj ulliri
-Kripë
-Piper i zi

Përgatitja
Fillimisht vendosim në tenxhere qepën të grirë hollë, 3-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe mishin e pulës. I kavërdisim për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lëmë të ziejnë për 5-7 minuta, më pas shtojmë një litër ujë dhe i lëmë përbërësit në temperaturë mesatare të ziejnë për reth 25 minuta. Në dhjetë-minutëshin e fundit shtojmë fidhet dhe në fund e rregullojmë me kripë, piper të zi dhe majdanoz.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..