Supë turke me kos

Supë turke me kosPërbërësit:
-2 lugë miell,
-1 vezë,
-½ filxhan oriz,
-1 ½ filxhan kos,
-5 filxhan ujë + 1 koncentrat pule,
-1 filxhan ujë i nxehtë,
-3+3 lugë gjelle gjalpë,
-1 lugë gjelle nane e thatë,
-1 lugë kafeje kripë.

Përgatitja: Gatuajmë orizin në një gotë ujë të nxehtë dhe e heqim mënjanë. Shkrijmë 3 lugë gjalpë në një tenxhere dhe trazojmë miellin. E trazojmë në zjarr mesatar derisa masa të zverdhet. Ndërkohë përziejmë vezët dhe kosin në një tas.

Shtojmë ujin e ftohtë dhe koncentratin në tenxhere dhe trazojmë vazhdimisht derisa masa e miellit të shpërbëhet. Shtojmë përzierjen e kosit me vezë dhe nuk rreshtim së trazuari. Në momentin që nis të ziejmë e lëmë në zjarr të ngadaltë e shtojmë kripë e orizin e gatuar.

E lëmë të ziejë edhe për 3-5 minuta. Në një tigan të vogël shkrijmë dy lugë gjalpë e kur të jetë nxehur mjaftueshëm shtojmë nanenë dhe fikim zjarrin. E ndajmë supën ndër tasa dhe e spërkatim me përzierjen gjalpë-mente. Shërbehet e ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..