-1 trangull i madh
-1 thelb hudhër
-1 qepë të re
-70 gr arra
-30 gr susam
-400 ml kos
-1 lugë ajkë
-100 ml ajkë të ëmbël
-kripë, piper, kopër
Përgatitja
E qërojmë trangullin dhe e premë në kube. Në një enë nga qelqi e vendosim hudhrën, qepën dhe arrat, dhe pastaj i grimcojmë. E shtojmë kosin, ajkën dhe ajkën e ëmbël dhe pastaj e shtojmë edhe koperin të copëtuar. Hedhim sipër krip dhe piper. Përbërësit i përziejmë mirë. Vendosim krem supën në frigorifer për rreth tre orë dhe pastaj mund të përdoret.