Supë me Thjerrëza

Përgatitja e supës me Thjerrëza

Pastrojmë mirë thjerrëzat dhe i vëmë të vlojnë në një tenxhere, të cilën e kemi vendosur paraprakisht në zjarr. Së bashku me to shtojmë qepët, të cilat i kemi grirë imët. Shtojmë vajin e ullirit dhe i lemë të ziejnë. Ndërkohë që thjerrëzat kanë zier disi shtojmë pak rigon dhe hudhrat e prera imët. Në këtë moment mund t’i shtojmë edhe një domate nëse kemi dëshirë. Gjatë kohës që ato ziejnë i kontrollojmë nëse kanë mjaftueshëm ujë. I hedhim nga pak ujë nëse është e nevojshme, në mënyrë që supa të bëhet më e lidhur, por jo e trashë. Ajo duhet të ketë formën e supës. Në fund i shtojmë pak vaj ulliri, pak uthull balsamike dhe pak piper të zi të bluar në çast.

Përbërësit
1 filxhan çaji thjerrëza; 2 qepë (mesatare); 2 thelpinj hudhër; 4 deri në 5 lugë vaj ulliri; 1 kokërr domate; rigon; kripë; pak uthull balsamike

Shijoni supë me thjerrëza!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..