Supë me spinaq

Përbersit;

  • 1/2 kg spinaq
  • 6 gota ujë
  • 3 gota qumësht
  • 3 lugë miell
  • Gjalpë sipas dëshirës dhe syrit tuaj
  • Kripë
  • piper i zi

Përgatitja:

Grijeni spinaqin holle, në të njëjtën kohë në tenxhere hidhni ujin dhe qumështin . Miellin përzieni me qumësht para se ta hidhni në tenxhere në mënyrë që të mos mblidhet. Pasi ta përzieni për njëfarë kohë sa ta ndieni se është krijuar një fare lëngu si i trashur hidhni spinaqin. Përzieni pak dhe pastaj lëreni të zihet në ujë të vaket dhe në fund shtojini gjalpin, kripën. Sipas dëshirës gjatë ngrënies mund të spërkatni me pak piper te zi.

P.S: Nëse doni ta përgatisni si tip supe dietike në vend të miellit të grurit mund të përdorni miell drithërash të tjera apo miell me lifë, gjalpë dietike dhe qumësht të skremuar. Gjithashtu këtë supe mund ta bëni dhe me brokoli në vend të spinaqit.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..