Supë me qepë

Supë me qepëPërbërësit për 4 persona:
-500 gr qepë të vogla të verdha
-1 litër lëng zarzavatesh
-100 gr bukë
-100 gr djathë emental ose djathë tjetër që shkrihet
-Kripë, piper

Përgatitja:
1.Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur.
2. Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.
3. I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë.
4. U hedhim kripë dhe piper.
5. Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe I kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.
Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..