Supë me patate dhe bizele

sup me patate dhe bizelePërbërësit

– 410 gr bizele
– 200 gr patate
– 150 gr makarona rul
– 1 qepe
– 1 thelbi hurdhe
– 1,2 litra lëng vegjetal
– 6 luge vaj ulliri
– kripe,
– spec djegës pluhur

Përgatitja

Pastroni patatet dhe bizelet me ujë te bollshëm dhe pritini ne copa te vogla, me pas qëroni qepen dhe hurdhën dhe grijini holle. Ngrohni 4 luge vaj ne një ene dhe bashkoni qepen dhe hurdhën e grire bashke me specin djegës dhe skuqini te gjitha bashke për 3-4 minuta. Shtoni patatet, dhe përziejini, me pas hidhni pak kripe dhe shtoni lëngun vegjetal te nxehte dhe ziejeni supën për 20 minuta me zjarre te vogël. Vini bizelet dhe makaronat ne ene përziejini dhe vazhdoni zierjen derisa përbërësit te zbuten. Hiqni enën nga zjarri, lëreni ne qetësi për 5 minuta para se ta ndani ne pjatë. Kompletoni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni me pak djathë te grire sipas dëshirës.

Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..