Supë me oriz, perime dhe spinaq

df264223-148b-4848-8f48-3e4a31ad012d---0-Përbërësit

– 300 gr barishte
– 200 gr spinaq
– 1 tufëz borzilok
– 1 pras
– 1 karote
– 150 gr oriz
– 1.5 l lëng vegjetal
– 4 luge djathë parmixhan i grire
– 2 luge vaj ulliri
– kripe

Përgatitja

Pastroni spinaqin dhe barishtet, me pas grijini jo shume holle. Eliminoni pjesën jeshile te prasit, lajeni dhe grijeni holle. Qëroni karotën dhe priteni ne shkopinj  te holle, lani borzilokun dhe grijeni dhe atë holle. Ne një ene hidhni lëngun vegjetal dhe vëreni te ngrohet, skuqni prasin ne një ene tjetër me pak vaj ne zjarre te ulet duke e përzier vazhdimisht, hidhni karotat dhe kriposini, duke vazhduar se përzieri, shtoni barishtet dhe spinaqin, me pas hidhini te gjithë përbërësit ne enën me lëngun e ngrohte, lëreni te ziejnë për rreth 20 minuta duke i përzier me luge druri. Shtoni orizin dhe vazhdoni zierjen dhe për 18 minuta te tjera. Provoni supën dhe nëse është e nevojshme rregullojeni me kripe, shtoni borzilokun e grire holle dhe vazhdoni te përzieni. Hidheni supën ne një supier dhe pluhuroseni me djathin e grire dhe shërbejeni.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..