Nevojiten:
- mish tul (sa të dëshironi),
- 2 karota ,
- majdanoz sipas dëshirës ,
- një filxhan me oriz supe ,
- kripë (sipas nevojës) ,
- piper i zi ,
- 1 kokërr vezë ,
- 1 gjysmë limoni.
Udhëzime për përgatitje
E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.
Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.
Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati.